Interviste me Elita Recin

Çfarë është lumturia absolute për ju?

Lumturia absolute mendoj se nuk ekziston. Nëse je i

pasur,nuk dmth se je plotësisht i lumtur. Pasuria mund të blejë

gjithçka, përveç paqes se brendshme. Nëse je i suksesshëm,

nuk dmth se je i lumtur. Suksesi nuk është çelësi i lumturisë, por

lumturia është çelësi i suksesit. Ose mungesa e ndonjë njeriu

shumë të dashur e të rëndësishëm ne

jetë... mendoj se çdokujt nga ne i mungon diçka

në jetë, për të mos pasur lumturi absolute.

Çfarë ju bën të zgjoheni në mëngjes?

Përveç ditëve të vikendit që pushoj pak

më shumë, ditët tjera më zgjon orari i punës,

apo ndonjë gjë tjetër e rëndësishme.

Hera e fundit që keni qeshur me shpirt?

Zakonisht qesh me shpirt kur shikoj spektaklin

humoristik “Portokalli” në Top Channel, hera e fundit

ishte para një ore po ndiqja pjesët më të bukura në një

përmbledhje te këtij spektakli, nga disa edicione.

Tipari kryesor i karakterit tuaj?

Sinqeriteti

Defekti juaj kryesor?

Sensibiliteti paksa i tepërt

Ndaj cilave gabime jeni më tolerante?

Toleranca është pjesë e kulturës, pastaj të

gabosh është njerëzore,të falesh është hyjnore. Më

tolerante jam ndaj gabimeve të pa qëllimshme.

Hera e fundit që u përlotët?

Para dy ditësh, kur po shikoja disa fotogra_ të babit tim

(që nuk jeton më), kujtimet e bukura që kam nga ai... sa herë

që përmendet babi im e kam të vështire mos përlotem...

Me cilat personalitete historike identi_ koheni më shumë?

I vlerësoj personalitetet historike por nuk

identi_ kohem me to, me pëlqen të jem vetvetja.

Udhëtimi juaj i preferuar?

Udhëtimi me jaht në det që kam

bërë para 3 vitesh në Turqi.

Shkrimtarët tuaj më të dashur?

Ismail Kadare,Richard Charlson,

William Shakespeare etj....

Cilin virtyt vlerësoni më

shumë tek një burrë?

Mbajtjen e _ alës së dhëne

Tek një grua?

Sinqeritetin, moralin.

Kompozitori juaj i preferuar?

Adrian Hila nga kompozitorët

e sotëm ndërsa nga klasiket

Ludvig Van Bethoven

Kënga që fërshëlleni kur bëni dush?

Kohën e fundit “You raise me up” nga Yosh Groban

Libri që ju la mbresë të pashlyeshme?

Libri “Një tjetër” nga autorja Brunilda Zllami

Filmi që ju la mbresë të thellë?

“Blood Diamond”

Piktori juaj i dashur?

Gerhard Richter

Ngjyra juaj e preferuar?

Kam disa ngjyra të preferuara:

e bardha, e kuqja,e zeza, rozë....

Kë konsideroni si suksesin tuaj më të madh?

Pjesëmarrjen time ne Festivalin Ballkanik që u mbajt

në Shkup, ku unë prezantova Shqipërinë dhe u shpërbleva

me çmim të dytë me këngën e kompozuar nga Adrian Hila

që dhe u bë një hit shumë i madh “Loti s’është tharë”

Pija juaj e preferuar?

Lëng portokalli

natyral

Çfarë urreni më

shumë në këtë botë?

Urrejë dyfytyrësinë

Frika juaj më

e madhe?

Momenti i vdekjes!

Cila është motoja juaj?

“Karakteri i njeriut

është si pema, ndërsa

reputacioni është

si hija. Hija është

ajo çka mendojmë

për të,ndërsa pema

është ajo e vërteta.

Si do të dëshironit

të vdisnit?

Për një moment,

pa e ndjerë fare!

Po të ndodhte të

takonit Zotin, çfarë

do t’i thoshit?

Dëshira më e madhe

e imja që do t’i kërkoja

Zotit, të takoja babin

tim, ta përqafoja pa

fund...

Në çfarë gjendje

shpirtërore gjendeni

kohët e fundit?

Nga momenti

kur u nda nga jeta

babi im,njeriu më

i shtrenjtë dhe i

pazëvendësueshëm për

mua, kam qenë vërtet

në një gjendje jo të mirë

shpirtërore, sepse kam qenë shumë e lidhur me të dhe

e nde s’mund dhe s’dua ta besoj që nuk e kam më ,por

jeta është e tillë dhe ne jemi të pafuqishëm në këtë

drejtim,fuqia me e madhe Zoti ka dashur kështu dhe

duhet të pajtohem dhe t’i bindem vullnetit të tij.

Çka mund të presin adhuruesit nga ju ?

Jam duke përgatitur një këngë baladë kushtuar

babit tim,kompozuar nga kompozitori i madh

Adrian Hila të cilit i uroj sukses bashkë me Oltën

ne EUROVISION. Kësaj kënge planifikoj t’i realizoj

dhe një klip që do punohet me shumë përkushtim.

Gjithashtu me pas kam në plan të realizoj një duet

me Tenorin e madh Kastriot Tushën dhe një duet

tjetër me këngëtarin e mirënjohur Shkelzen Jetishi.

23 maj 2008

Gazeta SHQIP ne Tetove