Elita Reçi - Portret i germëzuar


A - shkronja e parë e alfabetit më kujton Abetaren, ditët e para të shkollës, kuriozitetin e madh dhe dëshirën për të mësuar... fëmijërinë time...ditë shumë të bukura...

B - babi im,njeriu më i shtrenjtë më i dashur për mua. Njeriu që më ka dashur dhe më ka përkrahur çdo moment të jetës time,edhe pse nuk jeton fizikisht,ai është çdo moment në zemrën time, në kujtimet e mia, unë krenohem me të, ishte babai më i mirë në botë, do mbetet i pazëvendësueshëm për mua....

C - Cunami - ngjarja më e rendë që tronditi botën. Tërmeti dhe valët e oqeanit indian përpijnë jetën e mijëra njerëzve. Vetëm të mendosh se çka kanë përjetuar ato njerëz ne ato moment është tmerr i vërtetë!

Ç - Çaji, e filloj ditën me të...

D - Dashuria ,j eta pa dashuri s’do kishte kuptim, do ishte si viti pa pranverë! Është ajo që e bën jetën të bukur me ngjyra...është ajo qe sundon zemrat e njerëzve, zemra ka ndjenja qe as truri s’mund t’i kontrollojë....

Dh - Dhuratat, e kush nuk i do dhuratat! Ato mbeten një mënyre e shprehjes se kujdesit, respektit dhe dashurisë. Ka shumë rendësi sinqeriteti I dhuratës , pra idesë që ajo të bëhet me shumë zemër. Karakteristikat e dhuratës mendoj se nuk janë te lidhura me vlerën e saj por me idenë. Parapëlqej më shumë të pranoj një dhuratë të menduar mirë dhe të shoqëruar me një mesazh të këndshëm. Po ashtu kam dëshire dhe t’u bëj dhurata njerëzve të dashur...

E - Emri im fillon me E, kur kam qenë shumë e vogël, ngaqë se kam ditur kuptimin e emrit tim, I thoja mamit pse s`më keni vënë emër tjetër?! Por kur fillova ta kuptoj se çfarë domethënie ka emri im, ndryshova mendim bile edhe tani ndjehem krenare për emrin që më ka vënë babi im...

Ë - Ëndrrat, ndjehem mirë kur shoh ëndrra të bukura dhe them me vete sikur të bëheshin realitet, do ishte një mrekulli...ndërsa kur shoh ëndrra jo të mira, ndonjëherë dhe kam frikë, edhe pse janë ëndrra! Më pëlqen të lexojë për interpretimin e ëndrrave, edhe pse nuk ju besoj totalisht por jam kurrioze...

F - Festivalet. Evenimentet më të rëndësishme ku jam prezantuar dhe ku kam përjetuar emocione të fuqishme...Skena madhështore e një festivali, çmimet, ndonjëherë dhe zhgënjimet, por sidoqoftë festivali mbetet mënyra më e mirë dhe serioze për t’I transmetuar publikut vlerat e muzikës së një artisti...

G - GRAMMY AWARD- qe ka startuar qe nga v. 1957, çmim muzike, jepet çdo vit në gjithsej 108 kategori për artistet më të dalluar... mbahet në LOS ANGELES. GRAMMY- vlen si shpërblimi më i lartë për artistet dhe xhiruesit...E ndjek dhe më pëlqen shumë...

GJ - Gjimnazi...i papërsëritshëm...ditë që i kujtoj me shumë nostalgji...

H - filmat horror, nuk i dua fare, më tmerrojnë...!

I - Ylli i madh I skenës operistike botërore INVA MULAkrenaria e muzikës shqiptare...sukseset botërore të njëpasnjëshme të së madhërishmes Inva Mula po le gjurmë të thella në muzikë...

J – Jozefina Topalli-gruaja e parë kryeparlamentare në gjithë historinë parlamentare të Shqipërisë, një zonjë e hekurt në politikën shqiptare...e vlerësoj shumë...

K - Kosova- pavarësia e saj,ngjarja më e madhe historike për gjithë shqiptarët... kurorëzimi i gjithë atyre sakrificave për vite me radhë...

L - Lulet më pëlqejnë jashtëzakonisht shumë... nëpërmjet tyre mund të shprehësh karakterin dhe të bukurën e shpirtit tënd...

LL - i preferoj shumë llambat e vogla elektrike sepse më falin moment qetësie sidomos në orët e vona.

M - Moxart ,kompozitori im i preferuar.

N - Nënë gjëja më e çmuar në botë, ajo që më ka sjellë në jetë, ajo që ka kaluar net të tëra pa gjumë për mua...ajo qe i jep dashuri dhe kuptim jetës sime...

NJ - Numri një, e dua numrin një, në çdo punë të rëndësishme që bëj në jetë dua të jem Njësh...

O - Opera- vepra vokale instrumentale e skenike, më ngjall emocione të veçanta, më pëlqen shumë të jem

prezente në opera...

P - peshku dhe pula, ushqimet e mia të preferuara…

Q - më kujton të qeshurën, e qeshura thonë të zgjat jetën…

R - me pëlqejnë shumë risitë, jam kurrioze t’i dëgjoj risitë…

RR - Rrofsh më thoshte gjyshja ime…

S - Sytë janë pasqyrë e shpirtit, ato të tradhtojnë…

Sh - Shqip- gjuha jonë e bukur…

T - Tirana- e dua shumë Tiranën, një ndër kryeqytetet e mia të preferuara, e vizitoj shpesh, karriera ime muzikore lidhet me Tiranën, këngët e mia,festivalet…

Th – Thashethemetnuk mund assesi t’i kuptoj njerëzit që merren me thashetheme është gjëja më e ulët që mund të bëj dikush!

U - Ujin- e pi shumë dhe nuk mund ta zëvendësoj me asnjë lëng tjetër…

V - Vera, stina më e dashur më e bukur… mbrëmjet e freskëta verore…

X - Xixat –me kujtojnë moment feste, vitin e ri…

XH – Xhentilesa është mirë sidomos kur I karakterizon meshkujt…

Y - Yjet sa shumë I dua më kënaqin shpirtin, janë mrekullia e natës…

Z - Zoti- i plotfuqishmi besoj shumë në Zot, i lutem atij për shumë gjëra të rëndësishme në jetë, sepse ai është mbi të gjithë ne…

Zh – Zhurma më shqetëson, parapëlqej më shumë vendet e qeta…

Interviste me Elita Recin

Çfarë është lumturia absolute për ju?

Lumturia absolute mendoj se nuk ekziston. Nëse je i

pasur,nuk dmth se je plotësisht i lumtur. Pasuria mund të blejë

gjithçka, përveç paqes se brendshme. Nëse je i suksesshëm,

nuk dmth se je i lumtur. Suksesi nuk është çelësi i lumturisë, por

lumturia është çelësi i suksesit. Ose mungesa e ndonjë njeriu

shumë të dashur e të rëndësishëm ne

jetë... mendoj se çdokujt nga ne i mungon diçka

në jetë, për të mos pasur lumturi absolute.

Çfarë ju bën të zgjoheni në mëngjes?

Përveç ditëve të vikendit që pushoj pak

më shumë, ditët tjera më zgjon orari i punës,

apo ndonjë gjë tjetër e rëndësishme.

Hera e fundit që keni qeshur me shpirt?

Zakonisht qesh me shpirt kur shikoj spektaklin

humoristik “Portokalli” në Top Channel, hera e fundit

ishte para një ore po ndiqja pjesët më të bukura në një

përmbledhje te këtij spektakli, nga disa edicione.

Tipari kryesor i karakterit tuaj?

Sinqeriteti

Defekti juaj kryesor?

Sensibiliteti paksa i tepërt

Ndaj cilave gabime jeni më tolerante?

Toleranca është pjesë e kulturës, pastaj të

gabosh është njerëzore,të falesh është hyjnore. Më

tolerante jam ndaj gabimeve të pa qëllimshme.

Hera e fundit që u përlotët?

Para dy ditësh, kur po shikoja disa fotogra_ të babit tim

(që nuk jeton më), kujtimet e bukura që kam nga ai... sa herë

që përmendet babi im e kam të vështire mos përlotem...

Me cilat personalitete historike identi_ koheni më shumë?

I vlerësoj personalitetet historike por nuk

identi_ kohem me to, me pëlqen të jem vetvetja.

Udhëtimi juaj i preferuar?

Udhëtimi me jaht në det që kam

bërë para 3 vitesh në Turqi.

Shkrimtarët tuaj më të dashur?

Ismail Kadare,Richard Charlson,

William Shakespeare etj....

Cilin virtyt vlerësoni më

shumë tek një burrë?

Mbajtjen e _ alës së dhëne

Tek një grua?

Sinqeritetin, moralin.

Kompozitori juaj i preferuar?

Adrian Hila nga kompozitorët

e sotëm ndërsa nga klasiket

Ludvig Van Bethoven

Kënga që fërshëlleni kur bëni dush?

Kohën e fundit “You raise me up” nga Yosh Groban

Libri që ju la mbresë të pashlyeshme?

Libri “Një tjetër” nga autorja Brunilda Zllami

Filmi që ju la mbresë të thellë?

“Blood Diamond”

Piktori juaj i dashur?

Gerhard Richter

Ngjyra juaj e preferuar?

Kam disa ngjyra të preferuara:

e bardha, e kuqja,e zeza, rozë....

Kë konsideroni si suksesin tuaj më të madh?

Pjesëmarrjen time ne Festivalin Ballkanik që u mbajt

në Shkup, ku unë prezantova Shqipërinë dhe u shpërbleva

me çmim të dytë me këngën e kompozuar nga Adrian Hila

që dhe u bë një hit shumë i madh “Loti s’është tharë”

Pija juaj e preferuar?

Lëng portokalli

natyral

Çfarë urreni më

shumë në këtë botë?

Urrejë dyfytyrësinë

Frika juaj më

e madhe?

Momenti i vdekjes!

Cila është motoja juaj?

“Karakteri i njeriut

është si pema, ndërsa

reputacioni është

si hija. Hija është

ajo çka mendojmë

për të,ndërsa pema

është ajo e vërteta.

Si do të dëshironit

të vdisnit?

Për një moment,

pa e ndjerë fare!

Po të ndodhte të

takonit Zotin, çfarë

do t’i thoshit?

Dëshira më e madhe

e imja që do t’i kërkoja

Zotit, të takoja babin

tim, ta përqafoja pa

fund...

Në çfarë gjendje

shpirtërore gjendeni

kohët e fundit?

Nga momenti

kur u nda nga jeta

babi im,njeriu më

i shtrenjtë dhe i

pazëvendësueshëm për

mua, kam qenë vërtet

në një gjendje jo të mirë

shpirtërore, sepse kam qenë shumë e lidhur me të dhe

e nde s’mund dhe s’dua ta besoj që nuk e kam më ,por

jeta është e tillë dhe ne jemi të pafuqishëm në këtë

drejtim,fuqia me e madhe Zoti ka dashur kështu dhe

duhet të pajtohem dhe t’i bindem vullnetit të tij.

Çka mund të presin adhuruesit nga ju ?

Jam duke përgatitur një këngë baladë kushtuar

babit tim,kompozuar nga kompozitori i madh

Adrian Hila të cilit i uroj sukses bashkë me Oltën

ne EUROVISION. Kësaj kënge planifikoj t’i realizoj

dhe një klip që do punohet me shumë përkushtim.

Gjithashtu me pas kam në plan të realizoj një duet

me Tenorin e madh Kastriot Tushën dhe një duet

tjetër me këngëtarin e mirënjohur Shkelzen Jetishi.

23 maj 2008

Gazeta SHQIP ne Tetove